

Aktori Jamie Foxx akuzohet se ka sulmuar seksualisht një person, sipas një padie të ngritur në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut.
Sipas CNN, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 në Catch NYC, një restorant i njohur në New York City.
Paditësja, e identifikuar si Jane Doe pretendon në padi se Foxx pa pëlqimin e saj e ka prekur në pjesë intime. Ndër të tjera në padi bëhet me dije se Foxx ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur incidenti, duke i shkaktuar asaj ankth dhe shqetësim. Padia është ngritur në bazë të Aktit të Nju Jorkut për viktimat e dhunës seksuale dhe u lejon atyre që të padisin abuzuesit.
Ligji u ka dhënë të drejtë vikimave, një vit kohë për të ngritur padi kundër autorëve të tyre./M.K-dritare.net

















