Bota e modës në zi! Ndërron jetë legjenda Valentino Garavani
E Hënë 19 Janar 2026, 18:06
Dritare.net

Stilisti i famshëm Valentino Garavani, i njohur në mbarë botën thjesht si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Valentino Garavani ishte një nga emrat më ikonë të modës botërore, i njohur për elegancën e tij të pakrahasueshme, stilin klasik dhe krijimet që veshën figura të shquara të artit, kinemasë dhe familjeve mbretërore. Trashëgimia e tij në botën e modës do të mbetet e pavdekshme./K.C/dritare.net