
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se lufta kundër Iranit mund të përfundojë së shpejti, duke thënë për partnerin e BBC-së në SHBA, CBS News: “Mendoj se lufta është shumë e përfunduar, pothuajse.”
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë përpara afatit”, duke theksuar se Irani nuk ka “flotë, as komunikime, nuk kanë ushtri ajrore”, dhe pretendoi se raketat e tyre janë “të shpërndara”.
Kur u pyet nëse mendon se lufta mund të përfundojë shpejt, Trump u përgjigj: “Përfundimi është në mendjen time.”
Shtëpia e Bardhë më parë ka treguar se lufta, e cila ka hyrë në ditën e dhjetë, mund të zgjasë më shumë se një muaj./K.C/dritare.net