SPAK zbulon shifrën: Ja pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025!
Dritare.net

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar këtë të hënë raportin e saj vjetor për vitin 2025, duke bërë të ditura të dhëna mbi hetimet, gjykimet, konfiskimin e pasurive dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Sipas raportit, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arrin rreth 45.4 milionë euro. Një pjesë e konsiderueshme e këtij shuma vjen nga kriptovalutat, ku është sekuestruar një total prej rreth 12.4 milionë euro në Tether (USDT).
Raporti i SPAK thekson:
“Hetimet Financiare dhe Sekuestrimet: Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara kap shifrën prej rreth 45.4 milionë euro. Një zhvillim i rëndësishëm është sekuestrimi i kriptovalutave (Tether/USDT) me vlerë rreth 12.4 milionë euro.”
Ky raport vjetor nënvizon punën e vazhdueshme të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përpjekjet për të garantuar transparencën dhe efektivitetin e masave financiare./K.C/dritare.net
