Na ndiqni edhe në

Bota

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Rusinë: Rri jashtë konfliktit me Iranin

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Rusinë: Rri jashtë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se Rusia nuk duhet të përfshihet në konfliktin që po zhvillohet me Iranin, duke komentuar bisedën telefonike midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin.

Gjatë një konferencë për shtyp në Pentagon, Hegseth përshkroi atë që ai e konsideroi një “bisedë të fortë” mes Trump dhe Putin, e cila sipas tij rikonfirmon mundësinë për përparim drejt paqes në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se, sa i përket konfliktit me Iranin, Rusia nuk duhet të futet atje.

Hegseth tha gjithashtu se Presidenti Trump ruan marrëdhënie të forta me udhëheqësit globalë, gjë që krijon “mundësi dhe alternativa” për SHBA-në në një mjedis ndërkombëtar gjithmonë e më dinamik. Ai shtoi se nuk mori pjesë në bisedën telefonike midis Trump dhe Putin, por sipas atyre që ishin prezentë, ishte një diskutim i rëndësishëm dhe domethënës.

Komentet e tij vijnë ndërsa konflikti ushtarak midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është përshkallëzuar dhe ndërsa ka shqetësime për rolin e aktorëve të tjerë ndërkombëtarë në zhvillimet e rajonit./K.C/dritare.net