Debati më i ashpër ndër vite/ Kush qe fituesi mes Trump dhe Biden
Dritare.net
Burimi: BBC
Presidenti, Donald Trump dhe kundërshtari i tij, Joe Biden janë përplasur ashpër në një nga debatet më kaotike dhe më të ashpra të Shtëpisë së Bardhë, në vite. Me tone të ashpra, të dy debatuan për pandeminë, epërsinë e të bardhëve dhe ekonominë, gjatë forumit 90 minutësh në Cleveland, Ohio.
Biden e quajti presidentin Trump kloun dhe i tha atij: "Mbylle gojën mor burrë!" Trump solli në vëmendje përdorimin e drogës nga djali i rivalit të tij.
Sondazhet e opinionit tregojnë se Biden ka një epërsi të qëndrueshme ndaj Trump. Por ndërsa na ndajnë 35 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, sondazhet nga shtete të mëdha tregojnë një garë më të afërt, me një hendek më të vogël nga të dyja palët.
Sipas sondazheve, një në 10 amerikanë ende nuk kanë vendosur se për kë të votojnë. Por analistët thanë se debati i së martës, mbase nuk bën shumë ndryshim në zgjedhje, informon dritare.net
Kush ishte fituesi?
Në një debat që ishte ekuivalenti politik i një lufte ushqimesh, fituesi ishte njeriu që doli më pak i ndotur nga mbeturinat. Të martën në mbrëmje, fitues doli Joe Biden, qoftë për shkak se qëllimi i tij kryesor ishte t'u provonte amerikanëve se ai mund ta përballonte presionin, por edhe sepse donte të tregonte nuk kishte humbur asnjë veprim, asnjë hap, për shkak të moshës së tij. Për të ruajtur qetësinë, ai përdori shpesh metafora. E ruajti, megjithëse shpeshherë ndërpritej nga Trump, i cili rrallë e linte ish-zëvendëspresidentin të thoshte diçka të dëmshme për kauzën e tij.
Trump kishte nevojë për këtë debat për të riorganizuar një garë që po anon kundër tij, e cila ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme, gjatë fatkeqësive ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Por, duket se asgjë nga ky diskutim i hapur nuk do ta ndryshojë dinamikën e kësaj gare, ose t'u ndryshojë mendjen 1 në 10 amerikanëve që janë ende të pavendosur se për kë të votojnë./K.C/dritare.net