Na ndiqni edhe në

Bota

Donald Trump sulmon Keir Starmer: Kjo nuk është koha e Winston Churchill!

Donald Trump sulmon Keir Starmer: Kjo nuk është koha e Winston

Donald Trump ka kritikuar ashpër reagimin e disa aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur pakënaqësi të veçantë ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës.


I pyetur për qëndrimin e aleatëve, Trump tha se ishte “shumë i pakënaqur” me Londrën dhe Madridin. Duke iu referuar marrëveshjes për Ishujt Çagos (Territorin Britanik të Oqeanit Indian), ai kritikoi kryeministrin britanik Keir Starmer.

Trump tha: “Ai ishull për të cilin lexuat... Për çfarëdo arsye ai bëri një marrëveshje qiraje për ishullin dhe dikush erdhi dhe ia mori. Na u deshën tre apo katër ditë për të përcaktuar se ku mund të uleshim. Do të kishte qenë shumë më e përshtatshme të uleshim aty, në vend që të fluturonim shumë orë shtesë.”

“Kjo nuk është koha e Winston Churchill,” shtoi ai, duke nënkuptuar se kryeministri aktual britanik nuk ka të njëjtën vendimmarrje të fortë.

Trump gjithashtu deklaroi se e do Mbretërinë e Bashkuar, por kritikoi politikat britanike për energjinë dhe emigracionin, të cilat i konsideron “të tmerrshme”./K.C/dritare.net