Bardhi-Ballës: S’e dinim që vila e Hoxhës ishte nën menaxhimin e fondacionit francez
Dritare.net

Kreu i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me deklaratat për distancimin nga aktet e dhunës gjatë protestës së fundit të opozitës.Bardhi theksoi se PD-ja distancohet nga dhuna dhe veprimet që lidhen me korrupsionin ose krimin e organizuar, ndërsa kritikoi mungesën e transparencës në menaxhimin e pronave publike. Ai shtoi se djegia e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha nuk ishte e njohur për PD-në, pasi prona ishte kaluar për menaxhim te një fondacion francez.
“Ne distancohemi nga dhuna e korrupsionit, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar, nga normalizimi i një situatë që po e çon Shqipërinë shumë hapa pas. Ne nuk rrimë në paradhomën e Ramës për të ditur se çfarë qokash bën me pronat e shqiptarëve, dhe fakti që një pronë publike i është kaluar për menaxhim një fondacioni francez, u desh protesta që ta mësonim ne dhe shqiptarët. Kur të distancohesh ti nga politikanët që bashkëpunojmë me krimin e organizuar, pritni dhe ndonjë reagim dhe nga ne se me gjasë nuk do ketë nevojë as për protestë”, tha Bardhi./K.C/dritare.net
