Na ndiqni edhe në

Bota

Skenari më i keq për Iranin? Ja çfarë thotë Trump!

Skenari më i keq për Iranin? Ja çfarë thotë Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se “pothuajse gjithçka është shkatërruar” në Iran.

Gjatë një konference për shtyp, Trump u ndal te situata në Iran, duke thënë se vendi tashmë nuk ka më flotë detare funksionale, as forcë ajrore apo sisteme të zbulimit ajror.


“Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” u shpreh Trump, duke shtuar se në takime do të diskutohen gjithashtu edhe marrëveshje tregtare.

I pyetur nëse Izraeli e kishte detyruar të ndërmerrte veprime ndaj Iranit, Trump u përgjigj: “Jo, ndoshta unë i kam detyruar ata.”

Ai tha se SHBA-të ishin në negociata me udhëheqjen iraniane, të cilën e quajti “të çmendur”, dhe shtoi: “Ishte mendimi im se ata do të sulmonin të parët.”

“Nuk doja që kjo të ndodhte,” deklaroi presidenti amerikan, duke theksuar se, nëse ka pasur presion, ai mund të ketë ardhur nga ana e tij ndaj Izraelit.

Trump u pyet se cili është skenari më i keq që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parashikuar për Iran.

Ai u përgjigj se skenari më i keq do të ishte që “ne ta bëjmë këtë dhe dikush tjetër të marrë pushtetin që është po aq i keq sa personi i mëparshëm”.

Trump shtoi se kishin pasur disa persona në mendje që mund të drejtonin vendin, por sipas tij, ata tashmë janë të vdekur.

“Shumë shpejt nuk do të njohim më askënd,” tha ai, duke lënë të kuptohet për pasiguri të madhe mbi të ardhmen e udhëheqjes në Iran./K.C/dritare.net