Na ndiqni edhe në

Bota

Donald Trump: Si e shpëtuam pilotin amerikan, në Iran!

Donald Trump: Si e shpëtuam pilotin amerikan, në Iran!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me shpëtimin e një anëtari të ekuipazhit të një avioni luftarak F-15 fighter jet, duke zbuluar se forcat iraniane ishin shumë pranë kapjes së tij. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se ushtaraku amerikan u shpëtua nga një zonë e thellë malore brenda Iran, ndërsa forcat iraniane po e kërkonin intensivisht.

"Ne kemi shpëtuar anëtarin e ekuipazhit të F-15, i cili ishte rëndë i plagosur dhe jashtëzakonisht i guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit. Ushtria iraniane po e kërkonte me forca të mëdha dhe po afrohej shumë. Ai është një kolonel shumë i respektuar," shkroi Trump.

Sipas presidentit amerikan, operacioni ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe rrallëherë ndërmerret për shkak të rrezikut të madh për personelin dhe pajisjet ushtarake.

"Ky lloj operacioni rrallëherë tentohet për shkak të rrezikut për njerëzit dhe pajisjet. Thjesht nuk ndodh zakonisht. Operacioni i dytë erdhi pas të parit, kur shpëtuam pilotin në mes të ditës, gjë gjithashtu e pazakontë, duke kaluar shtatë orë mbi Iran," shtoi ai.

Trump e cilësoi operacionin si një demonstrim të jashtëzakonshëm të guximit dhe profesionalizmit nga ushtria amerikane.

"Një shfaqje e jashtëzakonshme guximi dhe talenti nga të gjithë. Do të mbaj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale të hënën në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj ushtarakë," përfundoi Donald Trump.

Deklarata e Trump vjen në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa detajet e operacionit të shpëtimit pritet të bëhen publike gjatë konferencës së paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë./dritare.net