Besimtarët katolikë kremtojnë 'Udhën e Kryqit'
Dritare.net

Qindra besimtarë të krishterë katolikë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po zhvillohet riti tradicional i “Udhës së Kryqit” në prag të Pashkës Katolike.
Ceremonia po udhëhiqet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, i cili gjatë fjalës së tij bëri thirrje për reflektim shpirtëror dhe solidaritet me ata që përballen me vështirësi.
“Mos të kushtëzohemi nga zhurmat dhe gjërat e tjera, sepse Zoti është me ne. Le t’i besojmë Atij dhimbjet dhe vuajtjet tona, familjet në nevojë, të rinjtë që ndihen të bullizuar apo të paragjykuar, si dhe ata që vuajnë padrejtësisht,” u shpreh Dodaj.

Ai theksoi gjithashtu shqetësimin për përdorimin e tepruar të burgimit si zgjidhje për problemet shoqërore, duke paralajmëruar se një drejtësi thjesht represive mund të dëmtojë të ardhmen dhe të krijojë klimë frike.
Riti i “Udhës së Kryqit” është një nga momentet më domethënëse të përgatitjes shpirtërore për besimtarët katolikë në ditët që paraprijnë Pashkën./K.C/dritare.net
View this post on Instagram