Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, urimi i Imzot Arjan Dodajt: Rilindje në shpirt në familjet tona

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, urimi i Imzot Arjan

Sot besimtarët katolikë në mbarë botën kremtojnë Pashkët Katolike, festën më të rëndësishme të krishterimit që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishti dhe triumfin e jetës mbi vdekjen. Kjo ditë shënon përfundimin e periudhës së Kreshmëve dhe sjell mesazhe shprese, paqeje dhe solidariteti për besimtarët.

Besimtarët katolikë të të gjitha moshave u mblodhën për të kremtuar vigjiljen e Pashkës së Madhe. Pak pas orës 22:00 në katedralen “Shën Pali” në kryeqytet, nisi mesha e ringjalljes së Krishtit.


“U ringjall!”, tha Imzot Arjan Dodaj para besimtarëve duke njoftuar se pas vigjiljes, e cila bashkon ditën dhe natën, nis dita e re.

Arqipeshkvi përcolli një mesazh për besimtarët, duke thënë:

“Një Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt në familjet tona, në çdo të ri e të re shqiptare. Me Zotin çdo shpresë e vdekur ringjallet e merr jetë me më shumë dritë, entuziazëm për të sotmen e të ardhmen. Kush beson, kurrë nuk i trembet jetës, së ardhmes, kurrë nuk u shmanget sfidave.”/K.C/dritare.net