Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Papa Leone: Ata që kanë pushtetin për luftë, të zgjedhin paqen

Papa Leone: Ata që kanë pushtetin për luftë, të

Gjatë meshës së Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa theksoi se e keqja dhe vuajtja janë ende të pranishme në botë përmes padrejtësive, luftërave dhe egoizmit, por mes errësirës lind gjithmonë shpresa.

Ai u bëri thirrje njerëzve të mos humbasin besimin, duke theksuar se ringjallja e Krishtit sjell një fillim të ri dhe mundësi për ndryshim çdo ditë.

Në mesazhin “Urbi et Orbi”, Papa kërkoi ndalimin e luftërave dhe dorëzimin e armëve, duke theksuar se paqja e vërtetë arrihet përmes dialogut dhe jo forcës.

Ai gjithashtu ftoi besimtarët të bashkohen në një lutje për paqen në ditët në vijim.


Në shesh ishin rreth 50 mijë besimtarë për të ndjekur ceremoninë./K.C/dritare.net