Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Do kemi lajme të mira për procesin e integrimit në BE

Rama: Do kemi lajme të mira për procesin e integrimit në BE

Kryeministri Rama i tha sot se punët e Shqipërisë dhe rruga e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, janë në vijë. Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, përsa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE.


"Shqipëria ka probleme, patjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë, pa dyshim; jo çdo punë e kemi bërë si duhet dhe sa duhet, kjo nuk ka diskutim, por ama Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë. Ashtu si kundër, dhe e mbyll këtë shënim, është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: ‘ato janë bllokuar’, ‘ato janë ndaluar’, ‘ato janë penguar’, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, tha mes të tjerash Rama.
Rama ka folur ditën e sotme për miratimin disa ditë më parë të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës me 20%, masë e cila sipas kryeministrit do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e tregut.", tha Rama./K.C/dritare.net