Na ndiqni edhe në

Bota

E bija e Hulk Hogan refuzon trashëgiminë dhe kërkon të përjashtohet nga testamenti

E bija e Hulk Hogan refuzon trashëgiminë dhe kërkon të

Brooke Hogan, vajza e legjendës së WWE Hulk Hogan, ka kërkuar të përjashtohet nga testamenti i të atit, vetëm pak ditë pas vdekjes së tij më 24 korrik, në moshën 71-vjeçare. Në një postim prekës në Instagram, ajo shpjegoi se ishte larguar qëllimisht nga jeta e babait për të mbrojtur shëndetin e saj mendor dhe se nuk pati kurrë përplasje të drejtpërdrejta me të.

Brooke sqaroi se kishte humbur besimin ndaj rrethit të afërt të Hogan-it dhe kishte frikë nga përfshirja në një betejë ligjore për pasurinë, e cila vlerësohet rreth 25 milionë dollarë. Ajo kishte kërkuar që në vitin 2023 të hiqej nga lista e përfituesve të testamentit dhe theksoi se nuk e kishte parë kurrë pasurinë si motiv për marrëdhënien me të atin.

Sipas TMZ, Brooke do të përfitojë një shumë të vogël nga një siguracion jete, të cilën do ta përdorë për arsimimin e fëmijëve të saj binjakë. Hulk Hogan nuk pati mundësi të takonte kurrë nipërit para se të ndërronte jetë. Testamenti i tij parashikohet të krijojë tensione, sidomos për shkak të bashkëshortes së tretë, Sky Daily, e cila ligjërisht mund të përfitojë 30% të pasurisë./K.C/dritare.net