Na ndiqni edhe në

Bota

Jennifer Aniston rigjen dashurinë. Ja me kë po del tani!

Jennifer Aniston rigjen dashurinë. Ja me kë po del tani!

Aktorja e njohur hollywoodiane, Jennifer Aniston, ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur një lidhje të re dashurie, këtë herë me hipnotizuesin dhe trajnerin e jetës, Jim Curtis.

Lajmi u publikua fillimisht nga Daily Mail, që zbuloi ekskluzivisht se aktorja 56-vjeçare e “Friends” kaloi fundjavën e 4 korrikut në shoqërinë e Curtis. Të enjten, Aniston dhe partneri i saj i ri u fotografuan duke shijuar pushimet në një jaht luksoz në Mallorca, ku nuk munguan momentet e afërsisë dhe butësisë mes tyre.

Në një nga momentet më intime, Jennifer u pa duke vendosur dorën mbi kofshën e Curtis-it ndërsa bisedonin të qetë me miqtë, duke reflektuar një atmosferë të relaksuar dhe të ngrohtë.

Jennifer Aniston rigjen dashurinë. Ja me kë po del tani!

Një burim i afërt për Daily Mail tha:
“Jennifer është në një lidhje me Jim dhe është shumë e lumtur, por po e merr me ngadalë për momentin. Miqtë e saj janë entuziastë për këtë romancë të re, dhe ata që e kanë njohur Jim-in mendojnë se janë një çift perfekt.”

Jennifer Aniston ka qenë e martuar më parë me Brad Pitt dhe Justin Theroux, por duket se këtë herë, zemra e saj po rreh sërish fort dhe me kujdes./K.C/dritare.net