Na ndiqni edhe në

Bota

Justin Timberlake tregon sëmundjen që i ndryshoi jetën

Justin Timberlake tregon sëmundjen që i ndryshoi jetën

Këngëtari dhe aktori i njohur Justin Timberlake ka ndarë së fundmi me fansat një lajm të ndjeshëm mbi gjendjen e tij shëndetësore. Në një postim në Instagram, ai bëri me dije se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

“Kur mora për herë të parë diagnozën, isha i tronditur pa dyshim,” ka shkruar Timberlake. “Por të paktën arrita të kuptoj pse ndihesha aq keq kur isha në skenë, dhimbje të forta nervore, lodhje ekstreme apo ndjesi të vazhdueshme sëmundjeje.”

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që transmetohet përmes pickimit të rriqrës, dhe mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, nga lodhja dhe dhimbjet muskulore, deri te probleme neurologjike nëse nuk trajtohet me kohë.


Timberlake nuk dha detaje të mëtejshme mbi trajtimin që po ndjek, por ndarja e këtij lajmi vjen si një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje të rrezikshme dhe shpeshherë të keqkuptuar./K.C/dritare.net