Krizë në administratën e Trump? Jep dorëheqjen shefja e Inteligjencës Kombëtare në SHBA
Dritare.net

Tulsi Gabbard ka njoftuar dorëheqjen nga posti i Drejtores së Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë fund një mandati të trazuar në administratën e Presidentit Donald Trump. Sipas mediave amerikane, dorëheqja hyn në fuqi më 30 qershor 2026.
Në letrën e saj të dorëheqjes, Gabbard tha se vendimi lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj, i cili është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të kockave. Ajo deklaroi se dëshiron të largohet nga jeta publike për t’i qëndruar pranë familjes në këtë periudhë të vështirë.
Burime pranë Shtëpisë së Bardhë raportojnë se largimi i saj vjen edhe pas tensioneve të vazhdueshme brenda administratës Trump, sidomos lidhur me çështjet e Iranit dhe politikën e sigurisë kombëtare. Gabbard ishte përballur me kritika dhe izolim politik gjatë muajve të fundit.
Presidenti Trump reagoi pas njoftimit duke e falënderuar për shërbimin e saj dhe njoftoi se Aaron Lukas do të marrë përkohësisht detyrën si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Gabbard ishte konfirmuar në këtë post në shkurt 2025 dhe ishte figura e parë me origjinë nga Paqësori dhe veterane lufte që mbante këtë detyrë në SHBA./K.C/dritare.net