Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mbërrin në Turqi pas ndalimit nga forcat izraelite

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mbërrin në Turqi pas ndalimit nga

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj ka mbërritur në Turqi, pas ndalimit të flotiljes humanitare “Sumud” nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Lajmi është konfirmuar për VNA nga bashkëshortja e tij, Eriselda Balliu, e cila tha se ka komunikuar me Goxhajn përmes një video-telefonate. Sipas saj, komunikimi i parë është bërë nëpërmjet telefonit të konsullit shqiptar në Turqi.

Balliu u shpreh se gjendja e Goxhajt është e mirë, por shtoi se ai ka deklaruar se është keqtrajtuar gjatë ndërhyrjes dhe ndalimit të flotiljes nga forcat izraelite.

Sipas Balliut, më rëndë E kanë pësuar disa prej aktivistëve të tjerë që ndodheshin në flotilje, mes tyre edhe kapitenia e anijes me të cilën udhëtonte Goxhaj drejt Gazës. Ajo tha se kapitenia ishte goditur me plumba plastikë dhe po merrte trajtim mjekësor.

Ende nuk ka një bilanc të plotë mbi gjendjen e të gjithë aktivistëve të ndaluar, ndërsa mbërritja e Goxhajt në Turqi i jep fund përkohësisht pasigurisë për fatin e tij.


Flotilja “Sumud” ishte nisur drejt Gazës me ndihma humanitare, në një përpjekje për të çarë bllokadën ndaj territorit palestinez. Ndalimi i saj nga forcat izraelite ka shkaktuar reagime dhe shqetësime për trajtimin e aktivistëve civilë që ndodheshin në bord./dritare.net