Na ndiqni edhe në

Bota

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të sillte kaos

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të sillte kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur së fundmi nga samiti i G7 në Kanada, ku paralajmëroi se një ndryshim regjimi në Iran i arritur përmes mjeteve ushtarake do të ishte një gabim i madh.

Sipas raportimeve nga agjencitë Reuters dhe AFP, Macron deklaroi se një ndërhyrje e tillë do të sillte “kaos” në rajon dhe theksoi nevojën për një rikthim në tryezën e bisedimeve për të diskutuar programin bërthamor të Iranit.

“Besoj se kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthejnë të gjitha palët në tryezën e negociatave,” u shpreh presidenti francez.

Deklarata e tij vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, me përshkallëzim të ndjeshëm të konflikteve mes Izraelit dhe Iranit./K.C/dritare.net