
Netanjahu: Vrasja e liderit suprem iranian mund të sjellë fundin e konfliktit
Dritare.net
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e vrasjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Në një intervistë për rrjetin amerikan ABC News, Netanjahu deklaroi se një plan i mundshëm për të vrarë udhëheqësin iranian “nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por do ta përfundojë atë”.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse Izraeli do ta kishte në shënjestër liderin suprem, ai u përgjigj: “Po bëjmë atë që duhet të bëjmë.”
“Ne kemi goditur shkencëtarët e tyre kryesorë bërthamorë,” shtoi ai. “Ende kemi punë për të bërë në disa zona të tjera.”
Netanjahu gjithashtu sugjeroi se vendimet e tij për të goditur Iranin bëhen “në shërbim të njerëzimit”, për të mbrojtur nga ajo që ai e quan kërcënim bërthamor iranian.
“Sot është Tel Avivi, nesër është Nju Jorku,” tha ai. “E kuptoj filozofinë ‘Amerika e para’, por nuk e kuptoj ‘Amerika e vdekur’.”/K.C/dritare.net

















