Na ndiqni edhe në

Bota

Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton

Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton

Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen, pas dy vitesh lidhjeje, sipas një njoftimi të përbashkët të publikuar so më 19 shtator. Ata theksuan se ndarja u bë me shumë respekt dhe me kujdes të thellë për njëri-tjetrin.

Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton

Ata u njohën për herë të parë në vitin 2006, por lidhja e tyre nisi pas takimit në Festivalin Lumière të Lionit në vitin 2022, kur Tim Burton mori një çmim nga Monica Bellucci. Marrëdhënia e tyre u konfirmua zyrtarisht në qershor 2023.

Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton

Ata punuan së bashku në filmin Beetlejuice Beetlejuice, ku Tim Burton ishte regjisor dhe Monica Bellucci luajti rolin e Dolores, ish-gruas së personazhit të Michael Keaton. Monica Bellucci e përshkroi Burton si një artist që di të krijojë situata fantastike, frikësuese, komike dhe emocionuese njëkohësisht.

Monica Bellucci ka qenë më parë e martuar me Vincent Cassel (1997-2013) dhe ka dy vajza me të, ndërsa Burton ka pasur një lidhje të gjatë me aktoren Helena Bonham Carter, me të cilën ka dy fëmijë/ K.C/dritare.net