Na ndiqni edhe në

Bota

Pas zënkës me Trump, Elon Musk e pëson keq!

Pas zënkës me Trump, Elon Musk e pëson keq!

Një përplasje e papritur dhe publike midis Elon Musk dhe Presidentit amerikan Donald Trump ka rezultuar në një prej humbjeve më të mëdha financiare të miliarderit. Vetëm në një ditë, pasuria personale e Musk ra me 34 miliardë dollarë, humbja e dytë më e madhe ndonjëherë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.

Zënka nisi pasi Musk kritikoi ashpër projektligjin e Trump-it, duke e quajtur “të neveritshëm” dhe “shkatërrim për financat publike”. Trump reagoi duke kërcënuar me përfundimin e kontratave qeveritare me kompanitë e Musk, si Tesla dhe SpaceX.

Musk u kundërpërgjigj në platformën X (ish-Twitter) me një citim nga Clint Eastwood: “Vazhdo, më bëj ditën.” Ai shkoi edhe më tej, duke pretenduar pa prova se emri i Trump përmendet në dosjet e fshehura të Jeffrey Epstein.

Pasojat nuk vonuan. Aksionet e Tesla-s ranë me 14%, ndërsa analistët shprehen të shqetësuar për të ardhmen e kompanive të Musk që varen nga kontrata shtetërore dhe subvencione.

Zënka, që nisi si debat mbi një ligj shpenzimesh, ka tronditur edhe më tej marrëdhëniet mes teknologjisë dhe politikës në SHBA./K.C/dritare.net