
Arkitektët nga e gjithë bota në Tiranë: Vendi juaj, i ngjashëm me Japoninë
Dritare.net
Në Tiranë po mbahet “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre.
Edicioni i parë i festivalit nën moton “Bukë dhe zemër/ Sillni pak kripë ju lutem”, mikson mikëpritjen shqiptare me një ftesë për dialog të hapur dhe një mundësi ndërlidhje mes arkitektëve botërorë dhe atyre shqiptarë.
Arkitektët botërorë, gjatë fjalës së tyre u shprehën se Shqipëria po sjell një pranverë, që Europa vetë nuk po e ndjen.
“Shqipëria do të sjellë pranverë një Europë, që Europa vetë nuk po e ndjen. Kemi ëndrrën të përqendrohemi për të krijuar hapësira të ndihemi si në shtëpi në qytetet tona që janë mbushur me jetë dhe mirëqenie. Po jetojmë në një energji të përbashkët. Kemi inteligjencë kolektive që rritet dhe nis falë incitavave si kjo e sotme. Duhet të bëjmë më shumë për rritjen dhe të arrijmë ëndrrën e përbashkët që kemi”-u shpreh arkitektja.
“Vizioni im i parë në Shqipëri, gjatë vizitës së parë para 10 vjetësh. Përshtypja ime është që Shqipëria është e ngjashme me Japoninë. Nuk është vend i madh, por për nga historia”-u shpreh arkitekti japonez./K.C/dritare.net

















