Na ndiqni edhe në

Bota

Princi Harry dërgon Daily Mail në bankën e të akuzuarve

Princi Harry dërgon Daily Mail në bankën e të akuzuarve

Princi Harry, Sir Elton John dhe Lady Doreen Lawrence kanë marrë dritën jeshile për të vazhduar çështjen e tyre ligjore kundër Daily Mail, pasi tabloidi humbi përpjekjen për t'i çuar çështjet në Gjykatën e Lartë.

Tri figurat e profilit të lartë, së bashku me David Furnish, Sadie Frost, Liz Hurley dhe Sir Simon Hughes, paditën Associated Newspapers Limited (ANL) për mbledhje të paligjshme informacioni.

Sipas një deklarate të lëshuar nga avokatët e të gjashtëve, ata akuzohen për aktivitete të paligjshme si përgjimet, taktika mashtruese të përdorura për të marrë informacion privat mjekësor dhe përgjim të telefonatave të drejtpërdrejta.

Daily Mail i ka mohuar pretendimet. Në mars, ANL-ja i kërkoi një gjyqtari që të vendoste në favor të saj pa gjyq, duke argumentuar se sfidat ligjore kundër saj u ngritën "shumë vonë". Në një vendim të sotëm, z. Justice Nicklin tha se ANL-ja "nuk ishte në gjendje të jepte një 'goditje nokaut' ndaj pretendimeve të ndonjë prej akuzuesve.”/K.C/dritare.net