Na ndiqni edhe në

Bota

Rriten tensionet/ Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë

Rriten tensionet/ Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët

Spanja ka vendosur të mos lejojë përdorimin e hapësirës ajrore dhe bazave ushtarake Morón dhe Rota nga avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, duke theksuar se vendimi ka për qëllim të mos nxisë një përshkallëzim të konfliktit.

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, shtoi se vendimi pasqyron qëndrimin sovran të Spanjës dhe dëshirën për të mos marrë pjesë në luftëra të paligjshme. Qeveria spanjolle ka refuzuar të gjitha kërkesat për fluturime lidhur me operacionet në Iran, përfshirë edhe avionët për furnizim me karburant.

Avionët amerikanë tani do të detyrohen të shmangin pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik, duke fluturuar mbi Atlantikun lindor ose mbi Francë. Sipas mediave spanjolle, tranziti përmes hapësirës ajrore spanjolle do të lejohet vetëm në raste emergjence.

Qëndrimi i Spanjës vjen pas presioneve të SHBA-së dhe paralajmërimeve për një embargo tregtare nga Presidenti Donald Trump, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar si “të pakujdesshme dhe të paligjshme”./K.C/dritare.net