Na ndiqni edhe në

Bota

Sean Combs akuzohet për përdhunim nga ish e dashura!

Sean Combs akuzohet për përdhunim nga ish e dashura!

Sean Combs, një ikonë e hip-hop-it dhe themeluesi i Bad Boy Records, është akuzuar për përdhunim nga këngëtarja Cassie që pretendon se ai përdori rrjetin e tij të fuqishëm për ta mbajtur atë në një marrëdhënie të dhunshme. Cassie, emri ligjor i së cilës është Casandra Ventura ishte në lidhje me Combs për më shumë se një dekadë. Ajo pretendon se gjatë së marrëdhënies së tyre, Combs e ka dhunuar atë disa herë dhe ka kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj. Ajo u përball me një cikël abuzimi, dhune dhe trafikimi seksual derisa marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2018.

Një përfaqësues i Combs, mohoi pretendimet duke shkruar se akuzat ishin fyese dhe skandaloze, citon The Guardian.

“Zonja Ventura tani ka ngritur një padi të mbushur me gënjeshtra të pabaza dhe të egra, duke synuar të njollosë reputacionin e zotit Combs dhe të kërkojë para”, thuhet në deklaratë.

Padia tronditëse përshkruan një tablo të errët të marrëdhënies së tyre, në të cilën Combs fitoi kontrollin e jetës së saj personale dhe profesionale duke e dhunuar me vite.

Combs, një fitues tre herë Grammy, drejton një perandori biznesi që përfshin gjithçka nga alkooli tek muzika dhe ka qenë një figurë kryesore e hip-hop që nga themelimi i Bad Boy Records në 1993, duke debutuar dhe duke punuar ngushtë me muzikantë si Notorious BIG, Mary J. Blige dhe Lil Kim./M.K-dritare.net