Na ndiqni edhe në

Bota

Është shtatzënë? Si përgjigjet Hailey Bieber!

Është shtatzënë? Si përgjigjet Hailey Bieber!

Hailey Bieber ka dhënë një intervistë të sinqertë për “GQ Hype” ku ka folur ndër të tjera për thashethemet e shtatzënisë me të cilat ballafaqohet herë pas here dhe si ndikojnë ato tek ajo. Modelja 26-vjeçare pozoi me rroba banje për fotosesionin e revistës, përpara se të sqaronte keqkuptimet për jetën e saj me bashkëshortin Justin Bieber, 29 vjeç.

Është shtatzënë? Si përgjigjet Hailey Bieber!

Bieber hodhi poshtë me vendosmëri një pyetje të zakonshme nga fansat. Ajo pranoi se ishte lodhur që pyetej vazhdimisht nëse është shtatzënë dhe këmbënguli se nëse ajo krijon ndonjëherë një familje me Justin "interneti do të jetë i fundit që do ta dijë".

Është shtatzënë? Si përgjigjet Hailey Bieber!
Modelja e famshme më pas shpjegoi: “Nuk mund të dal një herë me bark të fryrë dhe mos thonë që jam shtatzënë." Bieber tha se po e pret me padurim mëmësinë, por vuri në dukje se kjo është një gjë private, personale./K.C/dritare.net