Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: Kam bërë më shumë për NATO-n, ja frika ime më e madhe!

Trump: Kam bërë më shumë për NATO-n, ja frika ime

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara nisjes drejt Davosit në Zvicër ku pritet të takohet me liderë botërorë, ka hedhur sërish dyshime mbi faktin nëse aleatët e NATO-s do të vinin në mbrojtje të Shteteve të Bashkuara në rast nevoje.

Duke folur për gazetarët nga salla e konferencave në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se ka bërë më shumë për NATO-n sesa “çdo person tjetër, i gjallë apo i vdekur”.

“Kam bërë më shumë për NATO-n sesa çdo person tjetër, i gjallë apo i vdekur,” tha Trump, pak orë përpara nisjes së tij drejt Davosit të martën.

Ai shtoi se shqetësimi i tij kryesor lidhet me angazhimin e aleancës ndaj SHBA-së.

“Frika ime më e madhe me NATO-n është se ne kemi shpenzuar shuma të jashtëzakonshme parash për NATO-n dhe e di që ne do t’u shkonim në ndihmë atyre, por sinqerisht e vë në dyshim nëse ata do të vinin në ndihmë tonën,” u shpreh presidenti amerikan.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensioni të shtuar me liderët e NATO-s, pasi presidenti ka kërcënuar vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane nëse nuk arrihet një marrëveshje që do t’i lejonte SHBA-së të blinte Groenlandën./K.C/dritare.net