Trump kërcënon me tarifa: 100%, nëse nuk pranohet kërkesa për Groenlandën
Dritare.net

Donald Trump ka deklaruar se do të ndjekë “100%” kërcënimet për vendosjen e tarifave të reja tregtare nëse nuk arrihet një marrëveshje për Groenlandën. Presidenti amerikan refuzoi të komentojë kur u pyet nëse do të përdorte forcë për të marrë kontrollin e ishullit.
Deklaratat vijnë pasi u publikuan mesazhe të Trump drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, ku ai shprehet se mosmarrja e Çmimit Nobel për Paqe do të thotë se nuk ka më “detyrim të mendojë vetëm për paqen”.
Kryeministri i Groenlandës reagoi duke thënë se “nuk do të lejojë të ushtrohet presion”, duke theksuar se kërcënimet amerikane, përfshirë tarifat, nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre.
Gjatë fundjavës, Trump paralajmëroi se do të vendosë një tarifë 10% mbi mallrat nga tetë vende aleate të NATO-s duke nisur nga shkurti, nëse ato kundërshtojnë planin e tij për Groenlandën, me mundësinë që tarifat të rriten në 25% deri në qershor.
Ndërkohë, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i cilësoi kërcënimet e Trump ndaj aleatëve si “plotësisht të gabuara” gjatë një fjalimi në Parlament./K.C/dritare.net