Na ndiqni edhe në

Showbiz

E konfirmuar! Arbana Osmani në “Ferma VIP 3”!

E konfirmuar! Arbana Osmani në “Ferma VIP 3”!

Pas javësh spekulimesh në media tashmë duket se është konfirmuar se Arbana Osmani do të jetë moderatorja e sezonit të ri të spektaklit “Ferma VIP 3” në Vizion Plus.

Konfirmimi ka ardhur nga Eduart Grishaj, bashkëshorti i moderatores, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë trailerin e formatit. Krahas videos, ai ka shkruar: “Jemi gati, Ferma VIP 3”.

Në trailerin e publikuar shfaqet Arbana Osmani, duke lënë të kuptohet qartë se ajo do të jetë në drejtimin e këtij reality show në sezonin e ri.

Edhe moderatorja Arbana Osmani ka shpërndarë trailerin në rrjetet sociale, duke shkruar: “Le të fillojë loja!”.

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale qarkullonin zëra se moderatorja e njohur mund të rikthehej në ekran me këtë format, ndërsa tani duket se gjithçka është zyrtarizuar./E.P-dritare.net