
I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, studiuesi Olsi Jazexhi bëri një analizë të thelluar mbi situatën e tensionuar midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, duke u fokusuar te ndikimet politike, ushtarake dhe ekonomike për Lindjen e Mesme, botën myslimane dhe aleancat ndërkombëtare.
Lufta Iran–SHBA: Një konflikt më i gjatë se parashikimet
Jazexhi vuri në dukje se, ndryshe nga premtimet e presidentit Donald Trump, lufta nuk ka përfunduar brenda disa javësh. Ai e përshkroi konfliktin si një luftë bjerrëse, që përbën kombinim të luftërave asimetrike dhe guerrile:
“Irani nuk ka në mendje të dorëzohet, por premton një luftë që frikëson superfuqitë. Është një luftë ku çdo këmba e ushtarit që vendoset në terren ka ndikim.”
Jazexhi foli gjithashtu për ndikimin global, duke përmendur Malajzinë, Indonezinë dhe pjesën tjetër të Azisë Juglindore, ku myslimanët, edhe pse më pak radikalë, shohin konfliktin si agresion ndaj Islamit dhe kauzës palestineze.
Vendet e Gjirit dhe dilema strategjike
Jazexhi foli për situatën e vështirë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat kanë kërkuar mbrojtje amerikane, por po përballen me rreziqe të reja:
“Arabia Saudite dhe Emiratet nuk kanë ushtri të fuqishme. Ushtria saudite përdor mercenarë pakistanezë, ndërsa popullata është e përkëdhelur dhe e papërgatitur për luftë reale.”
Jazexhi lidh këtë dobësi ushtarake me historinë e marrëdhënieve koloniale dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shtetet e Bashkuara u bënë garantët e stabilitetit rajonal dhe mbajtës të petrodollarit.
Irani si kërcënim ideologjik dhe ushtarak
Sipas Jazexhit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani është parë si rrezik për elitën sunduese të Gjirit:
“Irani përbën problem ideologjik për këto diktatura. Për elitat sunduese, armiku nuk është Izraeli, por Irani, sepse ai tregon se republikat islame mund të jenë të pavarura nga SHBA dhe Izraeli.”
Jazexhi lidhi ndikimin iranian me xhihadizimin në Ballkan, duke përmendur valën e rekrutimeve nga viti 2011–2014 dhe efektet ideologjike mbi myslimanët shqiptarë dhe të tjerë.
Pakti Abrahamik dhe tronditja e tij
Studiuesi analizoi tensionet në lidhje me paktin Abrahamik, marrëveshjen që normalizoi marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa vendeve arabe:
“Sulmi i fundit iranian është një sfidë ndaj kësaj marrëveshjeje. Popullata arabe nuk do ta pranojë një marrëdhënie që mbështet Izraelin kundër Iranit.”
Ai përmendi rolin e Donald Trump dhe Benjamin Netanjahut, të cilët po shtyjnë Emiratet drejt normalizimit me Izraelin, pavarësisht kundërshtimit popullor.
Situata në Iran: Rezistenca dhe motivimi ideologjik
Jazexhi përshkroi një Iran që nuk është dorëzuar, pavarësisht bombardimeve amerikane dhe izraelite:
“Irani ka avantazh gjeografik, popullatë të motivuar ideologjikisht dhe doktrinë të martirizimit. Garda Revolucionare dhe udhëheqësi i ri Mostaba Hamenei janë të vendosur të rezistojnë çdo presion.”
Ai shtoi se Irani ka përdorur doktrinë të ngjashme me atë të Dresdenit dhe Falluxhas, duke goditur infrastrukturën dhe qytetet për të paralizuar kundërshtarin, por duke ruajtur bazën e popullatës së motivuar.
Një konflikt me pasojë globale
Analiza e Jazexhit tregon se ky konflikt nuk është vetëm një luftë rajonale, por ka potencial të ndryshojë ekuilibrat globalë:
-Ekonomikisht, bllokimi i ngushticës së Hormuzit dhe goditjet ndaj Emirateve po rrezikojnë tregjet globale të naftës.
-Politikisht, marrëdhëniet midis SHBA-së, Izraelit dhe vendeve arabe janë të tensionuara.
-Ideologjikisht, Irani po forcon motivimin dhe identitetin e tij revolucionar, duke e bërë luftën të zgjatet më shumë se çdo parashikim.
“Strategjia e amerikanëve dhe izraelitëve është doktrina Dahie: terror dhe shkatërrim masiv për të detyruar marrëveshje. Por Irani po reziston dhe kërcënon të destabilizojë gjithë rajonin,” përfundoi Jazexhi./K.C/dritare.net