Na ndiqni edhe në

Bota

Trump pezullon ndihmat për Ukrainën!

Trump pezullon ndihmat për Ukrainën!

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar të gjithë ndihmën aktuale ushtarake për Ukrainën.

Këtë e raportoi Bloomberg, duke cituar burime, sipas të cilave pauza do të zgjasë derisa Presidenti Donald Trump të përcaktojë mirëbesimin e angazhimit të Kievit për paqen.

Pauza do të prekë të gjithë ndihmën ushtarake që nuk është aktualisht në Ukrainë, duke përfshirë armët në tranzit dhe ato në zonat tranzit në Poloni, thekson agjencia Bloomberg . Ndalimi i përkohshëm pason përplasjen mes Trump dhe Volodymyr Zelensky dhe presidenti amerikan ka urdhëruar shefin e Pentagonit Pete Hegseth të zbatojë urdhrin e tij.

Qëllimi i Donald Trump mund të jetë të detyrojë Zelenskyn të pranojë kushtet e vendosura nga Uashingtoni për marrëveshjen për shfrytëzimin e mineraleve të rralla në Ukrainë./E.P-dritare.net