
Gazetari: Balerinat që shkatërruan PD-në!
Dritare.net
Në një intervistë në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, gazetari dhe profesori Ardi Stefa hodhi dritë mbi krizën e thellë që po përjeton Partia Demokratike. Sipas Stefës, edhe pse Sali Berisha mban një përgjegjësi të madhe për gjendjen aktuale të partisë, ai nuk është i vetmi fajtor.
“Pse vetëm Sali Berisha është fajtori i vetëm për Partinë Demokratike” – u shpreh Stefa, duke nënvizuar se pas Berishës, përgjegjës për humbjen e thellë janë të gjithë ata që kanë ndjekur verbërisht vijën e tij politike.
Ai përmendi disa figura të njohura të PD-së si Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, duke i cilësuar si “balerinët e vallës së Berishës” që “kërcyen herë andej, herë këtej, pa u pozicionuar qartë as me këtë, as me atë”.
“Janë balerina që shikojnë vetëm interesin e tyre. Me atë mentalitet që kanë, që kush nuk mendon si unë është armiku im, nuk kanë të ardhme. Ajo ç’parti nuk ka të ardhme,” – u shpreh ai me tone kritike.
Sipas Stefës, Partia Demokratike është në një rrugë pa kthim dhe po kalon një fazë degradimi të pandalshëm:
“PD do vazhdojë të tkurret, të tkurret, deri sa të marrë fund. Ajo e ka mbyllur ciklin jetësor dhe politik të saj.”-/E.P-dritare.net

















