Na ndiqni edhe në

Bota

Trump shkarkon prokuroren e Përgjithshme

Trump shkarkon prokuroren e Përgjithshme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shkarkuar Pam Bondin nga pozicioni i Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, duke hapur rrugën për një ndryshim strategjik në Departamentin e Drejtësisë.

Largimi i Bondi vjen pas tensioneve të brendshme dhe pakënaqësive mbi menaxhimin e disa çështjeve të ndjeshme, përfshirë hetimet ndaj personave me ndikim politik dhe mënyrën e trajtimit të çështjeve që kanë tërhequr vëmendje publike. Trump e përshkroi Bondin si “një profesioniste të shkëlqyer” dhe e falenderoi për punën e saj, por shtoi se ka vendosur të ndryshojë drejtimin e departamentit për të përmbushur më mirë objektivat e tij.

Analistët vlerësojnë se kjo lëvizje mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në politikat ligjore dhe hetimet federale gjatë muajve në vijim, duke rifokusuar Departamentin e Drejtësisë në prioritetet e administratës Trump./K.C/dritare.net