Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Tentohet të rrëmbehet vajza e porsalindur e Neymar!

Foto/ Tentohet të rrëmbehet vajza e porsalindur e Neymar!

Marrëdhënia e Neymar me Bruna Biancardi ka kaluar mijëra dallgë. Çifti u nda disa javë para lindjes së Mavit, fryt i dashurisë së tyre. Por gëzimi i lindjes së saj u la në hije nga grabitja dhe tentativa e rrëmbimit të vajzës së influencueses braziliane, teksa Neymar ishte duke u rikuperuar nga operacioni i rëndë që iu nënshtrua disa ditë më parë.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, tre të panjohur hynë në shtëpinë e prindërve të Biancardi-t, duke menduar se do ta gjenin atje me vajzën e saj të porsalindur, pasi disa orë më parë ajo tregoi se kishte organizuar një festë familjare surprizë për lindjen e vajzës së tyre.


Kriminelët, duke përfituar nga ndërprerja e energjisë në zonë, u futën në banesën që ishte brenda një kompleksi të rrethuar.

Foto/ Tentohet të rrëmbehet vajza e porsalindur e Neymar!

Mirëpo, në shtëpi ndodheshin vetëm prindërit e ish-partneres së Neymarit, të cilët i lidhën dhe pasi nuk gjetën dot nënë e bijë, vodhën para, çanta dhe bizhuteri. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar makinën e arratisjes, e cila rezultoi se i përkiste një qiramarrësi të kompleksit dhe pak më vonë u zbulua se ishte djali i tij që së bashku me dy shokë të tjerë tentuan të rrëmbejnë vajzën e Neymarit./K.C/dritare.net

Foto/ Tentohet të rrëmbehet vajza e porsalindur e Neymar!