
Zjarr në një klub nate në Spanjë, humbin jetën 13 persona!
Dritare.net

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një klub nate në Spanjë, si pasojë e një zjarri vdekje prurës. Sipas CCN, numri i viktimave mund të rritet ndërsa shërbimet e urgjencës kanë nisur kontrollet në zonë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit i cili përfshiu të dielën ambientet e klubit të natës, Teatre në qytetin juglindor të Murcias. Mësohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur me urgjencë në spital si pasojë e tymit që kishin thithur në ambientin ku ra zjarri. Të mbijetuarit kanë treguar se ende nuk dinë se si është gjendja e familjarëve të tyre të dhe se ata vetë ia kanë dalë të dalin në minutën e fundit kur u dha alarmi për zjarr.
“Mendoj se u larguam nga klubi 30 sekonda para se të bien alarmet dhe të gjitha dritat të fiken nga britmat duke thënë se kishte një zjarr. Unë isha në vendin ku mund të dilja në atë kohë, por pesë anëtarë të familjes dhe dy miq mungojnë”, tha një i mbijetuar.
“Nuk dimë asgjë, presim lajme për të parë nëse disa nga familjarët tanë kanë dalë të gjallë”, tha një burrë tjetër në vendngjarje.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez i cili ka shprehur edhe ngushëllimet e tij.
“Dashuria dhe solidariteti im është për viktimat që humbën jetën në zjarrin tragjik, që ndodhi mëngjesin e sotëm në një klub nate në Murcia. Sapo i kam përcjellë presidentit të rajonit të Murcias të gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë”, postoi Sanchez në X.
Zjarri në Murcia shënon zjarrin më vdekjeprurës në një klub nate në Spanjë në 33 vjet. Një zjarr në vitin 1990 në një klub nate në Zaragoza verilindore la 43 të vdekur. Sakaq janë shpallur tre ditë zie në qytetin e Murcias për viktimat që humbën jetën në klubin e natës./M.K-dritare.net

















