Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Britania në pritje të pasuesit të Starmerit, Burnham kryeson garën


Kryeministri britanik dhe lideri i Partisë Laburiste, Keir Starmer, po zhvillon një mbledhje të kabinetit një ditë pasi njoftoi se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Mes ministrave që mbërritën në mbledhjen e sotme ishte edhe Darren Jones, i cili po konsideron mundësinë e një kandidimi për lidershipin e Laburistëve. Megjithatë, sipas raportimeve, shanset që ai të sfidojë seriozisht për postin mbeten të vogla.

Edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Al Carns, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e hyrjes në garë, por aktualisht duket e vështirë që kandidatët alternativë të sigurojnë mbështetjen e nevojshme nga deputetët laburistë.

Ndërkohë, Andy Burnham konsiderohet favorit për të pasuar Starmerin. Megjithatë, brenda Partisë Laburiste po zhvillohen diskutime nëse duhet të ketë një garë të plotë për drejtimin e partisë dhe qeverisë.

Nominimet për kreun e Laburistëve do të hapen më 9 korrik dhe do të mbyllen më 16 korrik. Nëse Burnham mbetet pa kundërshtarë, ai mund të konfirmohet si lider i ri i partisë dhe të marrë detyrën e kryeministrit që më 17 korrik./L.F-dritare.net