Video/ Flamingot dhe dhitë në protestë para Kryeministrisë
Wednesday 17 June 2026, 21:09
Dritare.net

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me një paradë simbolike të flamingove prej kartoni, të cilat të udhëhequra nga një figurë më e madhe kanë parakaluar në formacion dhe janë kthyer në një nga simbolet e tubimit.
Pas tyre, protestës i janë bashkuar edhe një tufë dhish të sjella nga Kelmendi, të cilat protestuesit i kanë lëvizur brenda një gardhi rrethues.
Gjatë marshimit janë parë edhe pankarta me mesazhe si “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin” dhe “Jemi protestuese strategjike”, duke i dhënë protestës një karakter simbolik dhe ironik./dritare.net