Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Xhunga: Sot u vaksinova dhe kjo ishte çfarë më ndodhi!

Rudina Xhunga: Sot u vaksinova dhe kjo ishte çfarë më ndodhi!

Sot gazetarja Rudina Xhunga mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid. E ftuar në Lajmet në Dritare gazetarja tregoi çfarë kuptoi gjatë procesit të vaksinimit.

“Unë sot bëra vaksinën. Kur isha te stadiumi Air Albania, u ndjeva pak e trembur. Tani, jam vetëm disa orë pasi bëra dozën e parë. E kam bërë vaksinës me vonesë në krahasim me stafin e Dritares, për shkak se unë e kalova Covidin në mars. Dhe ndoqa këshillat e mjekëve, për të marrë dozën e parë të vaksinës, së paku 3 muaj pasi ke kaluar kovidin.

Edhe pse hyj te njerëzit që bëj thirrje vazhdimisht vaksinohuni, vetë kisha ndjesinë të çuditshme sot. Sepse të duket sikur bashkë me vaksinën futet tek ti , konspiracioni. Ata që kanë nxjerrë këto teoritë nonvax, e kanë bërë dëmin. Shumë njerëz nuk vaksinohen për shkak të frikës.

Shqipëria arriti një milionë vaksinime dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Është një lajm që tregon, se edhe nëse nuk do festojmë, së paku do mund të pushojmë këtë verë. Sepse 1 milionë të vaksinuar nuk janë pak.

Në Air Albania më bëri përshtypje që askush nuk kishte maskë, përfshirë edhe mua. Ngjan sikur kovidi ka mbaruar ndaj shtrohet pyetja pse po e bëjmë ne këtë vaksinë. Përgjigjen po e jap me fjalët e Guvernatorit të Virginias, , Jim Justice i cili iu drejtua të rinjve që nuk po vaksinohen në vendin e tij.

“ Të rinjtë atje jashtë, mendojnë se dielli po shkëlqen, ata nuk janë në shkollë, gjithçka është mirë në botë dhe kudo, megjithatë ata me të vërtetë nuk e kuptojnë se mund të jenë transmetuesit që mund t'ia kalojnë këtë dikujt që mund të vdesë. Nëse nuk jeni të vaksinuar, ju jeni pjesë e problemit, jo pjesë e zgjidhjes." Unë dua të jem pjesë e zgjidhjes, e mundjes së pandemisë, nga njerëzit, jo pjesë e problemit. Ndaj u vaksinova sot”.- u shpreh Rudina Xhunga, në Dritare TV./L.F-dritare.net