Na ndiqni edhe në

Emisionet

Azgan Haklaj rrëfen njohjen me Adem Jasharin: Kishte shpirt patrioti, bëri sakrificë sublime

Azgan Haklaj rrëfen njohjen me Adem Jasharin: Kishte shpirt patrioti,

Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë mund të marrë një kthesë të papritur pas shfaqjes së dëshmive të reja që sfidojnë narrativën e prokurorisë. Gjatë emisionit 'Dekalog', Azgan Haklaj zbuloi një dëshmi tejet prekëse të nënës serbe, Rusha Drashiç.

Në deklaratën e saj, Drashiç rrëfen se si UÇK-ja jo vetëm që nuk kreu krime ndaj familjes së saj, por i shpëtoi dy djemtë e saj, të cilët ishin marrë me dhunë nga ushtria e Millosheviçit për të luftuar në Kosovë.

'Ata djemtë e UÇK-së i mbrojtën shtëpitë e tyre, ndërsa Millosheviçi erdhi e mi mori djemtë me dhunë. Falë Zotit dhe Ushtrisë Çlirimtare, ata sot jetojnë të lirë në Gjermani,' citon Haklaj nga deklarata e saj. Kjo dëshmi konsiderohet si një provë e fortë që përmbys akuzat për 'ndërmarrje të përbashkët kriminale'.

Në vazhdim, biseda mori një notë personale, ku Haklaj ndau kujtime nga njohjet e tij me figurat ikonike të UÇK-së, përfshirë komandantin legjendar Adem Jashari dhe heroin Agim Ramadani. Ai recitoi vargje të shkruara nga Ramadani para rënies së tij, duke a zbuluar shpirtin e një artisti dhe patrioti që ishte i vetëdijshëm për sakrificën sublime që po bënte për lirinë e atdheut.

Këto kujtime theksojnë dimensionin njerëzor dhe idealist të luftës së UÇK-së, duke e kundërvënë atë me akuzat e ngritura në Hagë./dritare.net