Sekreti i Romës së Lashtë: Si e ushqeu Iliria, Perandorinë me verë dhe djathë
Dritare.net

A ekziston vërtet një "kuzhinë Shqiptare"? Kjo është pyetja thelbësore që Gëzimi i Marchesi Gourmet Restaurant dhe i përgjigjet me një qasje shkencore dhe historike. Duke u bazuar në metodologjitë e studiuesve ndërkombëtarë si Montanari, ai ofron një definicion të qartë: Kuzhina shqiptare është tërësia e gatesave, produkteve dhe ritualeve të të ngrënit që janë zhvilluar në territoret tona ndër shekuj, duke përfshirë diversitetin rajonal pa përjashtuar ndikimet e jashtme. Ai thekson se gastronomia është një fushë dinamike që njeh vetëm rritje përmes shkëmbimit të kulturave, dhe se izolimi nuk prodhon cilësi.
Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga nga restoranti, shef Gëzim Musliaka argumenton me pasion se territoret ilire ishin furnizuesit kryesorë të Perandorisë Romake me produkte elitare. Ai përmend djathrat e Dalmacisë dhe Dardanisë, sallamet e përpunuara, dhe mbi të gjitha, verën. Sipas tij, Roma e lashtë, e kërcënuar nga uria, gjeti te tokat pjellore të Ilirisë (si zona e Vjosës, Leskovikut dhe Kurveleshit) vreshtat dhe teknikat e nevojshme për të mbajtur perandorinë në këmbë. Ai flet për anijet e mbytura të gjetura me amfora vere si dëshmi të këtij eksporti masiv.
Një detaj magjepsës që ai sjell është roli i shefave ilirë në kuzhinat e Athinës dhe Romës, të cilët ishin mjeshtra të marinimit të peshkut dhe përdorimit të djathit të freskët, duke thyer tabutë e kohës. Ai përmend trekëndëshin e artë të antikitetit: bukë, verë dhe vaj ulliri, produkte që janë ende baza e dietës sonë sot. Për Gëzimin, të njohësh këtë histori nuk është thjesht patriotizëm, por është thelbësore për të kuptuar vlerën e asaj që ne vëmë në tavolinë sot. Ai bën thirrje për krijimin e një enciklopedie të termave gastronomikë dhe një antologjie të recetave, për të dokumentuar këtë pasuri para se të humbasë./K.C/dritare.net
