Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Digjen dhjetëra autobusë të rreshtuar në sektorin Rinia në Durrës!

Digjen dhjetëra autobusë të rreshtuar në sektorin Rinia

Një numër i madh autobusësh është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, në Durrës.

Autobusët u përfshinë nga flakët pasdrekën e sotme, ndërsa re të dendura tymi toksik kanë mbuluar zonën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Autobusët kishin dalë nga përdorimi dhe ishin parkuar pranë njëri-tjetrit, duke bërë që flakët të përhapen shpejt mes tyre. Në vendgjarje ndodhen forcat zjarrfikëse./L.F-dritare.net