Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari anglez pyet Shef Fredin: Ku dallon korani nga trofta? Ja shpjegimi i tij!

WhatsApp Image 2026-07-04 at 10.31.08 AM.jpeg

Shumë e ngatërrojnë me troftën, por për njohësit e kuzhinës shqiptare korani është një peshk krejt i veçantë. Pikërisht këtë kuriozitet kishte edhe gazetari dhe fotografi anglez Robert Hackman gjatë vizitës së tij në Restorantin Rapsodia, ku Shef Fredi i zbuloi sekretet e këtij produkti të rrallë të Liqenit të Ohrit.

"Po ku dallon korani nga trofta?", ishte pyetja e Hackman, ndërsa ndiqte nga afër përgatitjen e pjatës.

Shikoni emisionin e plotë:

Shef Fredi shpjegon se ndryshimi nuk është vetëm në pamje. Korani dallohet nga pikat e kuqe karakteristike në lëkurë, por mbi të gjitha nga cilësia e mishit. Sipas tij, ai ka më pak yndyrë, një teksturë shumë më delikate dhe një shije më fine, çka e ka bërë ndër vite një nga peshqit më të vlerësuar në gastronominë shqiptare.

Biseda nuk u ndal vetëm te dallimet mes dy llojeve të peshkut. Teksa gatuante, Shef Fredi tregoi edhe se si një recetë tradicionale mund të marrë një interpretim modern. Domatet dhe qepa, dy nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare, kombinohen me panxhar për të krijuar një krem me ngjyrë të kuqe të ndezur, ndërsa lëkura e thekur e koranit dhe kumbullat e thata japin kontrastin e zi. Rezultati është pjata "Kuq e Zi", e frymëzuar nga ngjyrat e flamurit shqiptar.

Për Robert Hackman, kjo nuk ishte vetëm një mësim gatimi, por edhe një mënyrë për të kuptuar se si gastronomia shqiptare ruan traditën, duke e përshtatur njëkohësisht me teknikat moderne të kuzhinës./E.P-dritare.net