Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Gazetari britanik: Ju tregoj veshjet që Evropa i ka harruar, por Shqipëria i ruan si thesar

Gazetari britanik: Ju tregoj veshjet që Evropa i ka harruar, por

Te “Tradita”, një han i rikonstruktuar me kujdes në zemër të Shkodrës, çdo detaj të fton të udhëtosh në kohë, përmes veshjeve. Është vendi ku qëndron përherë gazetari britanik Robert Hackman, sa herë kthehet në Shqipëri për të dokumentuar kulturën që e magjepsi: veshjet tradicionale shqiptare.

“Ky është kostumi nga Hasi”, thotë thotë Gjon Dukgilaj i Traditës, duke treguar një veshje unike asimetrike, një veçori thuajse e padukshme në Evropë. Veshje të tilla nuk janë vetëm art, por gjuha e heshtur e një identiteti të rrënjosur thellë në kohë.

Në anën tjetër, Robert tregon një tjetër thesar: kostumin katolik të Krujës, një tjetër nga Zadrima dhe mbi të gjitha, xhubletën. E lashtë sa vetë historia, kjo veshje e rëndë 12 kilogramëshe nuk është vetëm simbol i martesës, por një kod i tërë shenjash: ngjyrat, dizajnet, spiralet, hëna dhe yjet, të gjitha flasin për jetën, besimin, mbrojtjen nga “syri i keq”, madje edhe për Gjergj Kastriotin, në përkujtim të të cilit xhubleta u bë e zezë.

“Xhubleta është 4,600-vjeçare. Dhe ende sot vishet, në festa dhe ceremoni,” shpjegon ai me pasion. “Ajo nuk është thjesht rrobë, është histori, është hënë, është yll. Është Shqipëria e lashtë që flet.”/K.C/dritare.net