Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shef Fredi i Rapsodisë i mëson gazetarit anglez si gatuhet korani!

ROBERTI_FREDI_RAPSODIA__1783150255594_02ahasq_clip_4_screen_1.jpg

Gazetari dhe fotografi anglez Robert Hackman vizitoi Restorantin Rapsodia, ku mësoi nga Shef Fredi mënyrën e përgatitjes së koranit, peshkut të njohur të Liqenit të Ohrit.

Shikoni emisionin e plotë:

Shef Fredi i tregoi hap pas hapi procesin e gatimit, duke shpjeguar veçoritë që e dallojnë koranin nga trofta e zakonshme, si edhe mënyrën se si kjo recetë tradicionale shqiptare mund të prezantohet në një formë moderne.

Hackman provoi edhe vetë disa nga teknikat e përgatitjes dhe servirjes së pjatës, e cila u realizua me konceptin "Kuq e Zi", të frymëzuar nga ngjyrat e flamurit shqiptar.

Në fund, ai shijoi pjatën e përgatitur dhe rakinë e thanës, duke vlerësuar shijet dhe traditën e kuzhinës shqiptare.