Albin Kurti bën thirrje: Mos lëvizni, na pret mot i keq!
Dritare.net

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar qytetarët për rrezik të shtuar në qarkullimin rrugor gjatë natës së sotme, si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të shiut, që pritet të shkaktojnë ngrirje të rrugëve në shumë zona të vendit.
Postimi i plotë!
"Të dashur qytetarë,
Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.
Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.
U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike.
Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme.
I juaji,
Albin Kurti.", shkruan Kurti në Facebook./K.C/dritare.net