Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Avokati i Thaçit: Kemi shans të tregojmë të vërtetën

Avokati i Thaçit: Kemi shans të tregojmë të

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, deklaroi se procesi gjyqësor në Hagë do të hapë rrugën për zbardhjen e së vërtetës mbi ngjarjet e vitit 1999 në Kosovë.

Deklarata e tij erdhi para fillimit të dëshmisë së parë të thirrur nga mbrojtja – James Rubin, ish-ndihmëssekretar i Shtetit i SHBA-së.

“Presidenti falënderon të gjithë për mbështetjen në këtë proces. Jemi entuziastë për sot, sepse do të na jepet mundësia që të kthehemi në realitet. Do të kemi një shans ta riekzaminojmë të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Ky do të jetë fillimi i një procesi ku do të shihen prova të reja që tregojnë se presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë,” u shpreh Prosper.

Thaçi, së bashku me ish-zyrtarë të tjerë të lartë të UÇK-së, po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./L.F-dritare.net