Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

James Rubin për Hashim Thaçin në Hagë: Kjo nuk është drejtësi

James Rubin për Hashim Thaçin në Hagë: Kjo nuk

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin kritikoi Gjykatën Speciale, duke thënë se trajtimi që iu bëhet të akuzuarve duke i mbajtur për kaq vite në paraburgim nuk është drejtësi.

Rubin tha se sekretarja Madeleine Albright nuk e ka menduar këtë lloj drejtësie, kur ka iniciuar krijimin e ish-Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

“Kështu që mua më është dukur si fajësim kolektiv për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së nëpër male nuk mendoj që dikush tjetër jashtë UÇK-së e ka pasur këtë mundësi. Duke pasur një ide të mirë të funksionimit të UÇK-së unë për tre ditë e kam parë se si janë sjellë ata, se kush ishin përgjegjës, kush ishte komandanti, kush zëvendësi. Duke pasur këtë lloj njohurie, unë mendoj kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Unë nuk jam jurist me profesion, por kam të drejtë të shpreh me zë të lartë opinionin tim”, tha James Rubin.

Rubin tha se është përgatitur shumë kohë më përpara për këtë proces duke pritur që po fillon.

“Mendoja që gjykimi do hapej sot, do hapej nesër. Vitet kalonin dhe asgjë nuk ndodhi për shumë vite. Pra, për shumë vite kam lexuar për të, kam vrarë mendjen sepse u deshën pesë vite për të krijuar një çështje të tillë ndërkohë që aktakuza është ngritur pesë vite më përpara. Nuk e kuptoja gjithë këtë”, u shpreh Rubin./l.f-dritare.net