Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka vendosur rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e 28 komunave. Vendimi u mor pas konstatimit të dallimeve të mëdha në numrin e votave për kandidatët për deputetë gjatë procesit të rinumërimit të pjesshëm.

Fillimisht, KQZ kishte vendosur që në këto 28 komuna të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërsa në 10 komuna të tjera ishte urdhëruar rinumërim i plotë. Megjithatë, pas rezultateve të rinumërimit të pjesshëm, më 19 janar u vendos zgjerimi i procesit në rinumërim të plotë.

Vendimi lidhet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Pas evidentimit të parregullsive, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave në të gjitha komunat e prekura.

KQZ bëri të ditur se procesi i rinumërimit do të zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe nën mbikëqyrje të rreptë./L.F-dritare.net